5 years ago

Ora News - Viti i Ri 2018, spektakël fishekzjarrësh dhe atmosferë festive në Sheshin "Skënderbej"

Ora News Lajme
Ora News Lajme
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën ngjyrat dhe magjinë e fishekzjarrëve, urimeve për një vit të mbarë dhe tingujve të muzikës, kryeqyteti priti vitin 2018.

Sheshi "Skënderbej", i kthyer në një vatër festive, mblodhi pranë tij me qindra qytetarë të cilët, lanë tryezat tradicionale në familjet e tyre dhe iu gëzuan aktiviteteve e atmosferës së ngrohtë.

Aktivitetet kulmuan me koncertin e ndërrimit të viteve, ku në skenë u ngjitën e interpretuan artistët më në zë të muzikës shqiptare.

I pranishëm në Sheshin "Skënderbej", kryebashkiaku Erion Veliaj uroi gjithë shtetasit shqiptarë

Veliaj: Për një vit fantastik për Tiranën, për më shumë dashuri dhe mirësi. U çojmë një përshëndetje të gjithë atyre që janë jashtë dhe trevave shqiptare.

Qytetarët shprehen optimistë se 2018 do të jetë një vit i mbarë për ta e do të sjellë më shumë suksese.

Festës nuk i mungoi energjia dhe entuziazmi i turistëve të huaj, të cilët shprehen të surprizuar për atmosferën festive në kryeqytet dhe premtojnë se do të rikthehen.

Turistë: Urimet më të mira për të gjithë ju!

Aktivitetet i mbajtën qytetarët në shesh deri në orët e para të mëngjesit. Shumë prej tyre festën e zhvendosën në klabe e disa të tjerë iu rikthyen shtëpisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viti-i-ri-spektakel-fishekzjarresh-dhe-atmosfere-festive-ne-sheshin-skenderbej

Browse more videos

Browse more videos