Ndërrimi i viteve, Dervishi: Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e situatës

  • 6 years ago
Report Tv mësoi se janë plot 4000 efektivë policise që do të zbresin në rrugët e vendit në natën e ndërrimit të viteve. Në një dalje për media, Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi, paralajmëroi masa të rrepta për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë festave.
Më tej, Dervishi ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes me fishekzjarret në natën e ndërtimit të viteve.

"Parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, kontrolli i plotë i territorit nga policia. Janë planifikuar punonjës policie në cdo qytet në ndërrimin e viteve, vecanërisht pranë lokaleve ku do festohet. Siguria është e organizuar me një qasje të integruar në natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, ku do organizohet një festë. Janë shtuar masat në pikat e kalimit të kufirit, gjatë hyrje-daljeve të emigrantëve.

FNSH ka përforcuar akset për të parandaluar ngjarjet kriminale. Ju kërkojmë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në përdorimin e fishekzjarrëve, kapsolleve dhe lëndëve të tjera të këtij lloji", tha Dervishi.

Recommended