Report TV - Në tregun e gjelave të detit në Baldushk, tregtarët:Nuk ka shitje. çmimi është i ulët

  • 6 years ago
Gjelat e detit nga zona e Baldushkut, e cila njihet për rritjen e tyre, janë kthyer në traditë për tavolinën e çdo qytetari të Tiranës në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe darkën e Vitit të Ri.

Po sipas fermerëve të Tiranës çmimi i gjelave të detit ka përsuar rënie. Sipas fermerëve, shitjet këtë vit janë më të ulëta sesa vitet e kaluara, e për pasojë kjo ka ndikuar edhe në uljen e çmimit.
Për fermerët një tjetër problem mbetet konkurenca nga tregtarët që vijnë nga rrethet.

Reshjet e rëna ditët e fundit kanë krijuar baltë në Tregun e Gjësë së gjallë. Kjo ka bërë që një pjesë e tregtarëve t?i tregtojnë gjelat e detit buzë rrugës.

Për të tretin vit radhazi, fermerët e Tiranës i tregtojnë gjelat e detit në tregun e Vishnjes në Baldushk.

Recommended