Ora News - Aktori Romir Zalla: Inis Gjonin doja ta hidhja në pishinën e teatrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para pak kohësh portalet të ndryshme kanë publikuar një lajm, që regjisorja Inis Gjoni hodhi nga dritarja aktorin Romir Zalla. Ky i fundit i ftuar në emisionin BOOM, ka treguar se Inis Gjoni përhapi një lajm Fake, ndërkohë që me nota humori ai tha se duhet të ishte ai që ta hidhte Inisin në pishinën e teatrit.

Romir Zalla: Ajo që ndodhi e vërteta është, se në ka një njeri që do hidhte një njeri aty, duhet të isha unë që duhet të hidhja Inisin. Me thënë drejtën jam nisur ta hedh aty te pishina e teatrit. Kisha një ndijesi për ta shtyrë në pishinë.

Rozana Radi: Keni një raport shumë vite bashkë?

Romir Zalla: Dashuri dhe urrejte, po si duket presioni, puna ngarkesa ka qenë e madhe dhe në të tilla raste çdo aktor e ka një moment që i kërcen çarku dhe do që ta hedhi regjisorin në pishinën e teatrit në rastin konkret...

Fjori Dardha: Ëndërr në sistar ende kjo?

Romir Zalla: Është në një sirtar të vogël e kam në fund të bufesë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aktori-romir-zalla-regjisoren-doja-ta-hidhja-ne-pishine