Ora News - Apeli i rikthen pasaportën ish-ministrit Saimir Tahiri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri apeloi vendimin e gjykatës që nuk i lejonte atij të lëvizte jashtë vendit, por tashmë Tahiri është i lirë për të shkuar jashtë shtetit duke rimarrë pasaportën.

Në Gjykatën e Apelit shkoi rreth orës 14:00 edhe vet Tahiri.

Sipas avokatit mbrojtës, masa e dhënë ndaj klientit të tij nuk është një masë në përputhje me ligjin për faktin se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se klienti i tij nuk përbën rrezik as për prishjen e provave dhe as për largimin jashtë Shqipërisë.

Maks Haxhia: Gjykata vendosi shfuqizimin e dy vendimeve të datës 9 dhe 13 ku ishte vendosur ndalimi i Tahirit për të dalë jashtë shtetit dhe sekuestrimi i pasaportës dhe kartës së identitetit. Nuk e kemi parë vendimin e arsyetuar. Prokuroria ishte po në të njëjtat pozita, kërkonte vazhdimin e masës. Ne paraqitëm argumenta të reja që ska më nevojë të zbatimit të kësaj mase.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tahiri-tek-apeli-kerkon-kthimin-e-pasaportes

Recommended