Report TV - Krishtlindjet, Ecovolis drekë në Sheshin Nënë Tereza për familjet e varfra
  • 6 years ago
"Një pjatë më shumë për njerëzit në nevojë", ishte kjo nisma e organizuar në sheshin "Nënë Tereza" si një gjest human për 1500 persona. Me rastin e festës së Krishtlindjeve, sot kanë festuar edhe njerëz të varfër apo në pamundësi ekonomike.

Kjo falë "Ecovolis" të cilët kishin shtruar një drekë për familjet e varfra, ndër ta edhe të pastrehë, të moshuar apo dhe fëmijë në sheshin që mban emrin e bamirëses shqiptare.

Janë familjarë dhe biznese të cilët janë solidarizuar me këtë nismë të Shoqërisë Civile. Krahas drekës së ushtruar për njerëzit në nevojë, janë shpërndarë edhe dhurata për fëmijët e kësaj shtrese. Përfaqësuesi i "Ecovolis Erind Mati tha për Report Tv se Tirana duhet të ketë sa më shumë ditë të tilla solidariteti për shtresat në nevojë. (b.h/Shqiptarja.com )
Recommended