SPECIALE nga Ora News/ Urat që ngre dija në Ballkan, studentë serbë që mësojnë gjuhën shqipe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një urë në Ballkanin e trazuar ku gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si paraqiten nga politika apo mediat pranë saj, ku çështjet etnike kthehen në baza konfliktesh.

Kështu është dhe ura që po ngrenë të rinjtë serb drejt fqinjit të tyre Shqipërisë.

Katedra e Albanologjisë në Beograd, një urë shekullore për të cilën është folur pak për të mos thënë aspak.

Monika Mariç, studente në Master për Kulturën në Dialog vjen në Tiranë si pjesë e Lëvizjes Europiane të Serbisë.

Ajo filloi të mësojë shqip para 5 vitesh dhe thotë se ka ardhur koha që barrierat politike të bien.

Milica Mitroviç i përket serbëve të Kosovës dhe e sheh mësimin e kësaj gjuhe si një mënyrë për tu kthyer atje.

Pedagogu Eljon Doçe thotë se interesi i të rinjve serb për këtë gjuhë po vjen duke u rritur nga viti në vit.

Ndërkohë që Olimbi Velaj deklaron se problemi kryesor në Ballkan mbetet fantazma e ish-Jugosllavisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/urat-qe-ngre-dija-ne-ballkan-studente-serbe-qe-mesojne-gjuhen-shqipe

Recommended