Report TV - Avokati: Gjyqtari Miri në gjendje të rëndë është i shtruar në spital
  • 6 years ago
I burgosur prej dy muajsh nën akuzën e korrupsionit, gjyqtari Shkëlqim Miri ka kërkuar sërish lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Miri pretendon se është i sëmurë nga një tumor, ndaj ai ka kërkuar që të lirohet, duke deklaruar se i rrezikohet jeta në qelinë e burgut. Kërkesa është depozituar nga Ardian Visha, avokati mbrojtës i gjyqtarit, i cili shprehet se, "gjyqtari Miri është në gjendje të rëndë dhe tashmë është shtruar në një spital privat".

Për këtë arsye, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertët për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë kërkuar edhe një javë kohë për të kryer ekzaminimet për gjyqtarin Shkëlqim Miri, ndërkohë që seanca e radhës do të jetë në 29 dhjetor.

Gjyqtari i gjykatës së Apelit në Tiranë u arrestua në 10 nëntor me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Ndërsa gjatë kontrollit ë banesë, Mirit iu gjetën 340 milion lekë të vjetra, të pajustifikuara.
Recommended