Bashkim Balili : Ja ç'më tha Klementi kur i kërkova të dorëzohet,s'kam lidhje me asnjë politikan

  • 6 years ago
Vëllai i të shumëkërkuarit Klement Balili ka folur në një intervistë ekskluzive për Report Tv lidhur me akuzat e shumta brenda dhe jashtë vendit ndaj vëllait të tij apo mënyrës si familja e tij dhe ai vetë i kanë përfituar pronat, lidhjet politike dhe vendimin e Policisë së Shtetit për të hequr licencat për dy kompanitë e sigurimit.

Bashkim Balili ka theksuar prerë për mikrofonin e Report Tv se nuk ka asnjë lidhje me asnjë parti politike dhe as politikan, dhe se biznesi i tij është apolitik. Ai deklaroi se është pronar i ligjshëm dhe të ardhurat pronat e tij nuk kanë burim krimin apo të ardhura nga krimi.
?Shoqëria ime është apolitike, nuk bën pjesë në politikë. Unë jam i martuar, baba i tre fëmijëve, kam shtëpinë time, ekonominë time. Për sa i përket pronave, që nga 1994, pronat që posedoj si pronar i ligjshëm nuk kanë burim krimin apo të ardhura nga krimi, por kanë të ardhura nga biznesi i pastër?, tha Balili.

Recommended