Ora News- Ora News- Mbreteresha Tinka Kurti feston 85 vjetorin, përlotet në teatrin 'Migjeni'

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkodra ja festoi në mënyrë origjinale 85 vjetorin e lindjes, ikonës së teatrit dhe kinematografisë Shqiptare, Tinka Kurtit. Teatri ?Migjeni? përmes aktiviteteve të emertuara ?Tinka e përjetshme?, bëri së bashku disa prej emrave të mëdhenj të skenës, miq e bashkëpunëtorë ndër vite, të nderit të kombit.

Nga dera ku hyri dhe doli qindra herë, në 85 vjetorin e saj të lindjes ishte edhe me energjike përtej viteve mbi supe, e buzëqeshur, por ne të njëjtën kohë shumë e emocionuar. Tinka Kurti, nderi i kombit sa herë kthehet në qytetin e Shkodres, ka mall për skenën ku ngjiti hapat e parë të karrieres, për t?u kthyer më pas në artisten brilante, të shumë roleve e karektereve, që e bënë atë të papërsëritshme për artin Shqiptar.

Të gjithë ata që ishin mbledhur në këtë ditë të shënuar kishin çfarë të thonin, e secili ndau kujtimet e bukura, gjatë jetës së gjatë artistike me Tinkën.

Teatri ?Migjeni? në këtë ditë zgjodhi që në nderim të Tinkës, të mbjellë një pemë ulliri në hyrje të tij, si simbol i perjetësisë, si dhe një nga sallat mori emrin e aktores së madhe. Tinka Kurti u lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit ?Migjeni? të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tinka-kurti-feston-85-vjetorin-ndan-kujtimet-me-artistet-ne-teatrin-migjeni

Recommended