Ora News- Meta dhe Lu shtrengojne duart në promovimin e librit "Në opinionin tim" të Valbona Zenelit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e promovimit të librit të znj. Valbona Zeneli, doktore në shkencat ekonomike dhe Profesore e Studimeve të Sigurisë Kombëtare, por edhe Drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë George Marshall. I pranishëm në ceremoni ishte dhe Ambasadori amerikan Donald Lu.

Presidenti Meta përshëndeti botimin e këtij libri me përmbledhje artikujsh e eseshë dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë idetë dhe tezat shumë interesante, të guximshme dhe provokative të lançuara nga Dr. Zeneli, për çështje shumë sensitive për politikën dhe shoqërinë shqiptare dhe atë ballkanike.

Meta: Nuk do t?i hiqja as një presje të vetme vlerësimit të Drejtorit të Qendrës Marshall, Gjeneralit Keith Dayton, i cili ndër të tjera e vlerëson Dr. Zenelin jo vetëm si një ekonomiste brilante, por edhe si një vëzhguese të mprehtë të çështjeve ndërkombëtare. Apo gazetarit të mirënjohur Tim Judah, i cili duke iu referuar eseve për korrupsionin, largimin e trurit nga Ballkani dhe sfidat e zgjerimit të BE-së shprehet se: askush tjetër nuk do të ishte në gjendje për ta bërë më mirë këtë se sa Zeneli. Jam i bindur se ajo do të vazhdojë të na bëjë krenarë e të na surprizojë, provokojë, të na kritikojë me idetë dhe tezat e saj kurajoze e profesionale edhe në të ardhmen.

Duke u ndalur tek tema e autores për emigracionin dhe largimin e të rinjve të kualifikuar nga vendi dhe rajoni, Presidenti Meta theksoi se, humbja e shpresës së të rinjve dhe pasiguria për të ardhmen e tyre është që çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/largimi-i-te-rinjve-meta-e-kam-veshtire-te-pranoj-se-klasa-politike-ka-deshtuar

Recommended