Report TV - Historia e dhimbshme por motivuese e një gruaje të dhunuar

  • 6 years ago
Në një shtet të së drejtës dhe në një shoqëri ku në qendër është Njeriu, secili merr vendime lirisht për jetën e tij dhe është vetë përgjegjës. Por, paradoksalisht, shoqëria shqiptare me një përqindje të lartë të popullsisë rurale, ka në qendër "moralin" dhe "nderin". Dhe, akoma sot- kur flasim për nder dhe moral, shigjetojmë vajzat. Ja se si gjeneron krimi në familjet shqiptare.
Për të zbërthyer më mirë këtë temë, Report Tv sjell një histori të vërtetë mbi përjetimet e një gruaje të dhunuar dhe ndryshimin e gjendjes së saj pas marrjes së ndihmës, një histori kjo e improvizuar nga një studente e Akademisë së Arteve.

Në të gjithë Shqipërinë, vetëm për vitin 2017 janë evidentuar 3460 raste dhune, ku 2468 prej tyre kanë lënë shenja të forta në jetën e grave dhe vajzave.

Recommended