Ora News - Hapja e negociatave, Rama fton sërish opozitën për një pakt politik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në pritjen e fundvitit me ambasadorët e akredituar në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ftuar dhe një herë opozitën për uljen në bisedime. Duke nënvizuar se reformat po ecin me ritëm të lartë për shkak se shqiptarët dëshirojnë integrimin në BE Rama nënvizon se tashmë reformat janë të pakthyeshme dhe pse janë humbur disa muaj.

Rama: Zbatimi i kësaj reforme është një procesi pakthyeshëm. Humbëm disa muaj për të nisur procesin e vettingut, por varet si e shikon.

Integrimi mbetet prioritet ndaj dhe Rama fton dhe një herë për një pakt politik, pasi sipas tij marrëveshja e parë i dha rezultatet për vendin.

Rama: As jam lodhur dhe as do lodhem ripërsërituri shprehjen e këtij vullneti përmes ftesave konkrete, edhe më tej në ditët e mbetura të vitit, edhe në vitin e ardhshëm dhe deri kur të kem këtë detyrë për opozitën për të gjithë ata që janë njësoj si unë dhe si ne të interesuar që Shqipëria të bëhet sa më parë pjesë e BE.

Por po ashtu ai nënvizoi se Shqipëria meriton aq sa dhe vendet e tjera të rajonit. Madje kryeministri shqiptar ka kërkuar që dhe Kosova nuk duhet të mbetet pas.

Rama: Jemi të bindur jo me opinion por me fakte se ne meritojmë po aq sa Serbia dhe Mali i Zi që të paktën të negociojmë anëtarësimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapja-e-negociatave-rama-fton-serish-opoziten-nje-pakt-politik

Recommended