Ora News-Tirana me autoambulancë dhe sallë të re operative të shërbimit të urgjencës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqytetit tashmë i është shtuar një sallë e re operative e shërbimit të emergjencave dhe një autoambulancë me pajisje të teknologjisë së fundit, në mbështetje të sistemit dhe shërbimit të urgjencës mjekësore.

Në 5-vjetorin e themelimit të Emergency Response Albania (ERA), kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, mori pjesë në përurimin e sallës së re dhe të autoambulancës që do të shërbejë gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës për qytetarët e Tiranës.

Duke falenderuar të gjithë që kanë kontribuar për përmirësimin e shërbimit, kryebashkiaku vlerësoi veçanërisht ontributin e punonjësve të zjarrfikësve dhe të punonjësve të emergjencave, duke i cilësuar ata si heronj të heshtur të kryeqytetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-me-autoambulance-dhe-salle-te-re-operative-te-sherbimit-te-urgjences
Recommended