Ora News - Bllokohet pasaporta e Saimir Tahirit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të bllokuar pasaportën e kartën e identitetit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kërkesa u bë disa ditë më parë, ndërsa sot u mor vendimi.
Emri i ish ministrit të Brendshëm gjithashtu i është dërguar pikave kufitare për moslejimin e largimit të tij nga Shqipëria.

Ish ministri Tahiri është nën hetim për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal", si edhe "korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë."

Ky vendim quhet i papargumentuar nga avokati mbrojtës, Maksim Haxhia. Ai është shprehur se do të apelojë vendimin e tij brenda afatit 5 ditor.

"Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata të merrte masa për një masë të tillë. Asnjë argument nuk ka vecse atyre që ju i dini, pasazhet e thëna nga bisedat"

Ndërkohë ministri i Drejtësisë italiane, Andrea Orlando, vizitoi sot Tiranën, dhe kjo përkoi në të njëjtën ditë me vendimin e ministrit të Drejtësisë. Ai nuk pranoi të komentonte për çështjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-kerkon-bllokimin-e-pasaportes-te-ish-ministrit-te-brendshem-saimir-tahiri

Recommended