Report TV - PD:Tekstet falas pėr arsimin e detyruar nga klasa e parė deri nė tė 9-ėn

  • 6 years ago
Pavarësisht se buxheti i vitit të ardhshëm është miratuar nga Parlamenti, Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga kërkesa që në arsimin parauniversitar librat të jepen falas. Komisioni i Medias diskutoi sot nismën ligjore e iniciuar nga PD-ja për ti dhënë n tekstet flas nga klasa e parë deri në të 9-ën.

PD kërkon që fals te jepen edhe tekstet për fëmijët në Diaspor. Për iniciativën, PD mori dakordësin e LSI-së dhe të PS-së.

Komisioni i Medias i ka bërë një propozim Këshillit të Ministrave për ti dhënë flas tekstet shkollore për arsimin e detyruar. Iniciativa e PD-së është disktuar sot në Komision e Medias, ndërsa ka marrë edhe mbështetjen e anëtarëve të LSI-së.

Tekste falas PD ka kërkuar edhe për fëmijët që marrin mësime të gjuhës shqipe në Diaspor.

?Për deri sa themi që tekstet janë falas duhet të bëjmë të pamundurën që çdo gjë që ka të bëjë me arsimin e detyruar duhet të jenë falas, gjithashtu propozimi që ka bërë PD-ja është që të jepen tekstet falas edhe për fëmijët në diasporë,?tha deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Recommended