Arrestohen 3 lojtarët e Këlcyrës

  • 6 years ago
Dhunimi i gjyqtarit të ndeshjes Përmeti ? Këlcyra nuk kaloi pa pasoja. Protagonistët e kësaj ngjarjeje janë arrestuar nga policia. Ata janë 3 futbollistë të Këlcyrës që goditën gjyqtarin Alvi Paço në takimin e Kategorisë së Dytë të zhvilluar të dielën në Përmet.

Kjo ka sjellë edhe protestën e tifozëve, të cilët bllokuan të hënën rrugën Këlcyrë ? Përmet. Ata kundërshtojnë vendimet e gjyqtarëve. Gjithçka erdhi pas një penalltie të akorduar në favor të Përmetit, që solli edhe reagimin e ashpër të futbollistëve të Këlcyrës.

Situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e forcave të policisë, ndërsa ndeshja u ndërpre përfundimisht. Pritet që këtë ngjarje ta shqyrtojë edhe Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Me anë të një qëndrimi zyrtar federata dënoi këtë sjellje dhe premtoi ndëshkimin e përgjegjësve, duke u bazuar në Kodin e Drejtësisë Sportive.

Recommended