Ora News-Elektricisti humbi jetën në krye të detyrës, OSHEE punëson të birin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sabri Vlinga humbi jetën në krye të detyrës duke riparuar një defekt elektirik gjatë përmbytjeve që prekën Qarkun e Fierit ndrësa OSHEE vendosi që ta mbajë vendin e punës për të birin 19-vjeçar.

Xhelali mori këtë të hënë bluzen e kompanisë dhe filloi punë si specialisti i Shërbimit ndaj Klientit në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Roskovec.

Por për kreun e kompanisë në Fier ky është vetëm hapi i parë.

Drejtori i OSHEE-së Fier: ?Çdo gjë që i takon do ta përfitojë në emër të zbatimit të ligjit dhe procedurave.?

Pasi u zotua se kompania do të vijojë të mbështesë familjen e elektricistit që humbi jetën në fshatin Kurjan, Sabri Vlinga u konsiderua një prej heronjve të heshtur të përballimit të përmbytjeve që përfshinë vendin këtë fillim dhjetori.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elektricisti-humbi-jeten-ne-krye-te-detyres-oshee-puneson-te-birin

Recommended