Report TV - Balla: NDI asistencë për Reformën Zgjedhore

  • 6 years ago
Në përmbyllje të vizitës zyrtare në SHBA Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, z. Taulant Balla ka zhvilluar një takim me përaqësuesit më të lartë të Insitutit Demokratik Amerikan ku u diskutua per bashkëpunimin ndërmjet Partisë Socialiste dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Zoti Taulant Balla u shpreh se konkretizimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është tepër i vyer për zhvillimin e transparencës së financimit të partive politike në vend, duke qenë se kjo e fundit është një prej çështjeve më të rëndësishme që po diskutohet sot në politikën shqiptare.

Një fakt tjetër i rëndësishëm është se NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Prononcimi i plotë i deputetit Balla në përfundim të takimit:
Krahas vizitës dhe takimeve shumë të mira që zhvilluam në Kongresin Amerikan me drejtuesit më të lartë të kongresit, ku u theksua miqësia ndërmjet dy vendeve tona, por edhe partneriteti strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, një pjesë e rëndësishme e kësaj vizite ishte edhe konkretizimi tashmë i një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet PSSH dhe Institutit Demokratik Amerikan, në disa çështje të rëndësishme.

Recommended