Ora News – Thethi Qendër Historike, Qeveria jep 84 bursa për nxënësit e shkollës profesionale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e qeverisë në Shkodër ka prodhura dy vendime të rëndësishme. Rama njoftoi në një konferencë për shtyp përmbushjen e premtimit të dhënë në fushatë, shpalljen e Thethit Qendër Historike.

Rama: Kemi miratuar vendimin për shpalljen e qendrës historike të Thethit dhe të zonës së mbrojtur përreth saj, një zotim i bërë për fushatë, i cili lidhet me dosmodoshmërinë për të fokusuar më shumë burime financiare për të gjithë atë zonë të mrekullueshme, duke filuar nga rindërtimi i rrugës së Thethit. Bashkëlidhur me vendimin është miratuar dhe rregullorja për mbrojtjen, konservimin dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të qendrës dhe gjithë asaj zone që vihet në mbrojtje.

Po ashtu në rregullore përcaktohet dhe modaliteti i bashkëpunimit me bashkinë Shkodër për ruajtjen dhe promovimin sa më të mirë të vlerave turistike, historike dhe kulturore të zonës së Thethit.

Sakaq Rama njoftoi edhe akordimin e 84 bursave nga qeveria për nnxënësit e shkollës profesionale në Shkodër.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/thethi-qender-historike-qeveria-miraton-dhe-84-bursa-nxenesit-e-shkolles-profesionale

Recommended