LIVE/ '360 gradë' nga Artur Zheji - "Opozita në udhëkryq, Rama fitore në Bruksel?" (7 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
I ftuar në 360 gradë kreu i partisë zgjedhja sfidoi kryeministrin Rama të cilin tha se e kishte mbështetur kur ishte në opozitë, ndërsa e akuzoi për situatën ekonomike në vend. Kokëdhima e cilësoi Ramën frikacak dhe paktin e tij më Bashën mafioz.



Koço Kokëdhima u rrëfye i penduar që kishte mbështetur Edi Ramën, ndërsa i cilësoi planet e ekonomike të kryeministrit si katastrofike. Në një bisedë në studion e 360 Gradë me Artur Zhejin dhe gazetarët Bledian Koka e Denis Dyrnjaja, Kokëdhima, ish-deputet i PS-së dhe tani krytar i partisë ?Zgjidhja?, pranoi se kishte bërë gabim që kishte mbështetur Ramën.

?Ramën unë e kam mbështetur në jetën time para se të hyjë në politikë. E kam mbështetur si lider i Partisë Socialiste për vite me radhë me shtypin tim me politikat editoriale të majta. Po! Pavarësisht se nuk isha në politikë kam bërë gabim se kam mbështetur liderin e gabuar të këtij vendi, kam mbështetur liderin e papërshtatshëm në politikë. E kam bërë kur nuk kam qenë në politikë?, tha Kokëdhima.

I përfshirë në debat me gazetarët që e sulmuan për përkrahjen që i kishte dhënë Ramës deri sëfudmi, Kokëdhima tha se nuk pranonte të asocohej me Ramën, ndërsa theksoi se nuk kishte qenë pjesë e qeverisë.

?Rama është kokrra e frikacakut. Po të ishte i fortë do të çlironte zgjedhjet, do të punonte për demokratizimin e vendit. Po të ishte i fortë do të hiqte dorë ai zotëria nga e gjithë kjo përpjekje e tij për t?i mbajtur peng zgjedhjet?, tha Kokëdhima.

Kokëdhima sulmoi gjithashtu edhe marrëveshjen e 18-majit, që çoi vendin në zgjedhje, duke i cilësuar njësoj si Ramën edhe Bashën. Ai tha që marrëveshja mes të dyve ishte marrëveshje mafioze.

Kokëdhima akuzoi Ramën se i kishte bërë puç.

Kryetari i ?Zgjidhja? paralajmëroi edhe katastrofë ekonomike. Ai tha se boxhi i vendit do shkonte në 1.3 trilion, ndërsa theksoi se ekonomia po shkonte drejt Kolapsit.

Në fund të emisionit Kokëdhima tha se partia e tij do bënte përpjekje për të kthyer ne vend paratë e grabitura, që ishin larguar jashtë vendit.

Recommended