Ora News - Mandati i Llallës, Bardhi: E përcakton vetëm KLP, palët duhet të ulen në diskutime

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E ndërsa politika dhe ekspertët janë ndarë në qëndrime nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 5 apo 7 vite, eksperti ligjor i PD-së Gazmend Bardhi thotë se këtë e përcakton vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Bardhi: Qëndrimi jonë është se këtë nuk e ndan as Kuvendi, as politika dhe as ekspertët e lirë që janë në Shqipëri. Këtë e ndan organi që ka përcaktuar Kushtetuta, Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Është KLP që do të duhet të përcaktojë me vendim të tij se kur i mbaron mandati Prokurorit aktual të Përgjithshëm. Kushtetuta ndryshe nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk ka një përcaktim që thotë se Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i nënshtrohet mandatit të tij të mëparshëm. Mungon një rregull i tillë, kjo hap debatin nëse mandati i Llallës është 5 vjet sa çka qenë në kohën kur është emëruar apo është 7 vjet siç thotë tani Kushtetuta në momentin kur do të duhet të konstatohet mbarimi i mandatit. Qëndrimi korrekt është që këtë nuk e përcakton as Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, as partitë politike, as grupimet politike, as Kuvendi, as Presidenti përveç Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cilki nuk është ngritur ende, apo një interpretimni që mund ti bëjë Kushtetutës Gjykata Kushtetuese.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Bardhi thotë se zgjidhja e vetmë është që palët politike të ulen dhe plotësojnë boshllëkun kushtetues dhe ligjor.

Bardhi: Deri në këtë moment nuk di të ketë ngërç institucional, Prokurori i Përgjithshëm është në detyrë dhe është ai interpretuesi i parë i normës kushtetuese se është duke zbatuar Kushtetutën në këtë moment. Ngërçi zgjidhet vetëm duke plotësuar boshllëkun kushtetues dhe ligjor. E vetmja zgjidhje për këtë situatë është që palët politike të ulen dhe plotësojnë boshllëkun kushtetues dhe ligjor. Është detyrim për të rregulluar një situatë ligjore që nuk zgjigjet me memo dhe shkresa, as duke u mbledhur komisioni i ligjeve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mandati-i-llalles-bardhi-e-percakton-vetem-klp-palet-duhet-te-ulen-ne-diskutime