Report TV - Xhafaj: Grupet kriminale janë identifikuar, priten hapa konkretë ndaj tyre

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se është mbyllur me rezultate pozitive faza e parë e operacionit ?Forca e Ligjit?, ku janë identifikuar grupet kriminale, pasuritë e tyre nga aktiviteti kriminal, bashkëpunimi me grupet jashtë vendit. Ministri tha se ka nisur faza e dytë, ku deri më tani janë dhënë rezultate pozitive kundër krimit të organizuar.
?Është shndërruar në një fenomen global dhe ka treguar aftësi të mëdha ndaj ndryshimeve politike. Qeveria shqiptare, MB e konsiderojnë luftën kundër krimit si prioritetin thelbësor të tyre. Qeveria ka miratuar një plan veprimi për luftën kundër krimit të organizuar, operacionin ?Forca e Ligjit?. Nisma ka një qasje ndërkombëtare. Ka përfunduar faza e parë, lidhjet e personave me aktivitete kriminale, pasurisë që zotërojnë, zonat e ndikimit, lidhjet me grupet jashtë vendit, apo mbështetjet e siguruara ndër vite. Tashmë ka filluar veprimi konkret dhe rezultatet e para janë pozitive. Kemi hedhur hapa konkret në kufizimin e këtyre grupeve. Vettingu në polici do na ndihmojë të pastrojmë policinë nga të inkriminuarit dhe të paaftët. Të gjitha janë pjesë e një programi unik prioritetesh?, tha Xhafaj.

Recommended