Report TV - Reshjet e shumta, situata në disa qarqe të vendit

  • 6 years ago
Reshjet e shumta të shiut ka filluar të japin efektet e para negative. Edhe pse janë marrë masat paraprake nga emergjencat civile në disa qarqe situate ka filluar të vështirësohet. Problematike mbetet edhe furnizimi me energji elektrike, në hidrovoret e Velipojës, në Shëngjin dhe në disa fshatra të Gjirokastrës.
Lezha
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ka shtuar friken e përmbytjeve në rajonin e Lezhës. Që prej mbrëmjes të së mërkurës insitucionit vendore janë vënë në gadishmëri, për të përballuar çdo situatë problematike që mund të krijohet.

Drejtoria e Bordit të Kullimit për Veriun bën me dijë se hidrovoret e Velipojës dhe Çasit në Shkodër nuk furnizohen me energji elektrike. Gjithashtu sipas të dhënave puna në portin e Shëngjinit është ndërprere për shkak të detit të trazuar, ndërkohe që ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike nga defektet ne rrjet kryesisht në fshatra.

Recommended