Ora News - "Forca e Ligjit" Ju tregojmë pesë zonat e nxehta ku veprojnë 40 bandat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Struktura e re e rendit, e emërtuar Forca e Ligjit ka evidentuar 40 banda të cilat veprojnë në të gjithë vendin.

Burimet kanë saktësuar se në të 12 drejtoritë prej katër javësh ka nisur puna duke marrë në sitë të dhënat për grupet kriminale, duke krijuar dhe një databaze mbi aktivitetin e tyre, pjesëtarët si dhe duke verifikuar pasuritë.

Burimet kanë bërë të ditur se në 5 qarqe situata është më problematike.

Kështu në Durrës janë evidentuar 7 grupe kriminale, teksa Vlora mbetet qytet problematik me 5 të tilla.

Po ashtu dhe në Elbasan, Shkodër dhe Fier janë konstatuar nga tre grupe kriminale.

Megjithatë mësohet se do të vijojë puna me ndalimin e grupeve për të cilat ka të prova të mjaftueshme si dhe po vijon puna në bashkëpunim dhe me prokurorinë.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/forca-e-ligjit-ju-tregojme-pese-zonat-e-nxehta-ku-veprojne-40-bandat

Recommended