Report TV - 105 vjet shtet, Basha: Beteja për Shqipërinë nderim për heronjtë

  • 6 years ago
Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar homazhe te dëshmorët e kombit për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetë të grupit parlamentar dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri". Demokratët kremtojnë sot, 28 nëntor si Pavarësinë ashtu edhe Çlirimin, ndryshe nga të majtët të cilët kremtojnë edhe 29 nëntorin si festë kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook më herët, Basha uroi Ditën e Flamurit duke shkruar: "Mirënjohje të thellë kombëtarë para heronjve të lirisë dhe pavarësisë". ?Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!", thuhet në urimin e kreut të PD.

Recommended