Ora News – PS vijon akuzat ndaj Bashës për kontratën me një kompani amerikane lobimi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste vijon akuzat kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, sa i takon kontratës së lidhur nga kryedemokrati me një kompani Amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimit. Deputëti i PS-së Ervin Bushati i ka drejtuar një sërë pyetjesh Bashës, mes tyre edhe përse ka përdorur llogaritë e një kompanie off-shore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike?

Bushati: Ku i ka gjetur Lulzim Basha këto para? Kush i ka çuar këto para në një ishull offshore për t?i ikur radarëve të ligjit? Cilët janë shtetasit e huaj me të cilët Lulzim Basha ka bashkëpunuar për këtë aferë të paligjshme?

Bushati ka sulmuar edhe prokurorinë duke hedhur dyshime për punën e këtij instistucioni, se përse ende nuk ka hapur një hetim për këtë denoncim publik të PS.

Bushati: Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të mos lejojë që hija e dyshimit të bjerë mbi të dhe të veprojë pa humbur kohë, për të zbardhur këtë aferë të zezë mashtrimi që mban firmën e kryetarit të opozitës dhe vulën e keqpërdorur të partisë më të madhe të opozitës në vend.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ps-vijon-akuzat-ndaj-bashes-kontraten-me-nje-kompani-amerikane-lobimi

Recommended