Report TV - Dhunuan e grabitën çiftin e moshuar, arrestohen 4 autorët

  • 6 years ago
Grabitën me dhunë një çift të moshuar në Shkallnur të Durrësit, arrestohen nga policia katër autorët, mes tyre dy vëllezër dhe dy shokët e tyre. Sipas hetimeve të policisë, autorët janë Julian Qamili, 43 vjeç, dhe Erind Seferkolli, 30 vjeç, ndërsa nxitësit e këtij krimi janë Niko Papajorgji, 35 vjeç, dhe vëllai i tij, Marsel Papajorgji, 30 vjeç, të cilët ditën e krimit kanë qenë dhe roje pranë banesës së çiftit të moshuarve.
Pas grabitjes këta shtetas kanë tentuar të largohen jashtë vendit dhe janë ndaluar në Kakavijë teksa ishin nisur drejt Greqisë. Të dëmtuarit, shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetësia Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën.

Deklarata e policisë
Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në Shkallnur. Pas një hetimi të pandërprerë me metoda speciale ndalohen katër autorët, të cilët dhunuan dhe vodhën banesën e një çifti të moshuar. Mësohet se autorët kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ndaluar autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit:

? Niko Papajorgji 35 vjeç, banues në Durrës;
? Marsel Papajorgji 30 vjeç, banues në Durrës.
? Julian Qamili 43 vjeç, banues në Durrës;
? Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.

Recommended