Report TV - I lë 'Audi'-n kunatit në Vlorë,i riu merr lajmin e hidhur,ja çfarë i ndodh

  • 6 years ago
Një makinë tip ?Audi? është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Uji i Ftohtë?, ku mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme për shkak të zjarrit. Nga informacionet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Gentjan Rukaj, banues në Tiranë, i cili ja kishte lënë kunatit të tij Juljan Malaj, banues në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Uji i Ftohtë'', ka marrë flakë një mjet. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes, ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ''Audi'' është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë, por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë. Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended