Report TV - 825 mijë $ për lobim në SHBA, reagon PD: Kontratat janë legjitime

  • 6 years ago
Pas akuzave të forta të hedhura nga Partia Socialiste për tre ditë me radhë për kontratat me kompanitë lobuese në SHBA para zgjedhjeve të 25 qershorit, që kapnin vlerën e 825 mijë dollarëve, ka ardhur reagimi i parë i PD.

Përmes një deklarate, selia blu bën me dije se kontratat janë të gjitha legjitime, duke i hapur rrugën PS të hetojë në çdo kohë. Më tej, PD ju përgjigjet dy deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti, duke ju thënë se duhet të shqetësohen më shumë për fatin e partisë së tyre, që ka rënë nën kthetrat e krimit.

Ndërkohë, një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike për disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milionë dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

Recommended