Mblidhet Dhoma e Tregtisë Serbi-Shqipëri, ministri serb: Ky është shansi ynë për bashkëpunim

  • 6 years ago
Shqipëria dhe Serbia e shohin të ardhmen në familjen e vendeve të Bashkimit Evropiane dhe lidhjet ekonomike janë iniciuesi i të gjitha proceseve integruese.
Dhoma e Tregtisë Shqipëri- Serbi zhvilloi sot në Tiranë mbledhjen e parë, ku morën pjesë përfaqësues nga 100 kompani shqiptare dhe serbe. Duke përshëndetur këtë aktivitet, ministri i Ekonomisë së Serbisë, Goran Knezeviç u ndal te e ardhmja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Këto dy vende, tha ai, e shohin të ardhmen e vetë në familjen e vendeve të Bashkimit Evropian. ?Ky është shansi ynë, ky është qëllimi ynë?, tha ministri serb. Sipas tij, ?Evropa këtë rajon e sheh si një tërësi dhe prandaj në interes të përbashkët kemi të bashkëpunojmë që sfidat politike dhe ekonomike t?i zgjidhim me dialog dhe me bashkëpunim?.

Recommended