Ora News – OSHEE importon 35.5 milionë euro energji vetëm për një muaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm për muajin dhjetor Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka blerë rreth 35.3 milionë euro energji elektrike. Fitues të tenderit janë shpallur 7 kompani të cilat kanë ofruar energji për OSHEE me çmime që variojnë nga 57 euro deri 94 euro për megavat.

Mësohet se tenderi për blerjen e energjisë për muajin dhjetor ka qenë i vështirë pasi kriza energjetike ka prekur të gjitha vendet e rajonit duke shkaktuar rritje të çmimeve por edhe të kërkesave për energji.

Importi i energjisë për muajin dhjetor lidhet me nivelin e ulët të Fierzës por njëkohësisht edhe me nevojat e larta të vendit për konsum në këtë periudhë. Muaji dhjetor njihet si piku i shpenzimit të energjisë elektrike si rezultat i temperaturave të ulëta.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/oshee-importon-355-milione-euro-energji-vetem-nje-muaj

Recommended