Report TV - Panairi Ndërkombëtar Klik Ekspo Group në datat 23 - 26 Nëntor

  • 6 years ago
Për 4 ditë me radhë Tirana do të jetë kryeqendra e biznesit. Edicioni i 24-rt i Panairit Ndërkombëtar Klik Ekspo Group, që do të mbahet në datat 23 deri në 26 Nëntor 2017 në Pallatin e Kongreseve, ka çelur siparin për kompanitë nga e gjithë bota.
Ashtu si në edicionet e shkuara, ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbimet tregtare me Shqipërinë, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit. Kryeministri Edi Rama, përshëndeti në hapje këtë edicion të 24-tërt të Panairit.

Të tjera sallone të Specializuara kushtuar Librit dhe Medias, Tregut të Sigurimeve dhe Institucioneve Financiare, Mbrojtjes dhe Sigurisë, do të mirëpresin vizitorët e specializuar gjatë Panairit Ndërkombëtar Klik Ekspo Group. Në këtë edicion Klik Ekspo Grouop mirëpret në Tiranë sipërmarrës dhe vizitorë profesionistë nga mbi 20 vende; mbi 350 ekspozues të regjistruar dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjate ditëve të Panairit.

Recommended