'360 gradë' - "1 miliard euro borxh nga biznesi? Për çfarë na duhen ato?" (21 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një miliard të zeza apo një miliard shpëtimtare. Ky ka qenë thelbi i debatit në ?360 Gradë të Artur Zhejit ?në Ora News, ku debatuan ish-Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, deputeti i PD Florian Mima, deputetët e PS Blerina Gjylameti, Edvin Bushati, dhe gazetarët Aurora Sulçe e Bledian Koka. Debati është përqendruar te burimi i parave për projektin 1 miliard dollarë të shpallur nga qeveria si pjesë e buxhetit të këtij viti. Palët patën qëndrime shumë të ndryshme. Ndërsa Bushati dhe Gjylameti thanë se projekti ishte një sipërmarrje e qeverisë pas stabilizimit të financave të vendit, Mima dhe Haxhinasto e përshkruan atë si një vrimë të zezë, ndërsa nënvizuar rrezikun se paratë e këtij projekti vinin nga narkotrafiku. Bushati e quajti pastrimin e parave teori konspirative: ?Në qoftë se do të pastrosh para i çon në Bahamas dhe nuk i pastron këtu. Nuk ka nevojë ta bëjnë këtu, janë teori konspirative?. Por deputeti i PD Mima ishte i ashpër: ?Sot janë rreth 5 miliardë euro të ardhura nga kanabisi dhe ky projekt është për pastrimin e parave?. Ngjashëm ish-Ministri Edmond Haxhinasto e quajti atë ?Pikë e errët e programit?. Të ashpër me projektin ishin edhe gazetarët e ftuar. Sulçe tha se qeveria duhej të tregohej shumë e kujdeshme me paratë dhe projektet të mos ishin klienteliste, ndërkohë që Koka ishte i ashpër ndërsa e konsideroi projektin si diçka që e çonte Shqipërinë drejt një skenari grek.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tvarticle/haxhinasto-projekti-1-miliard-pike-e-erret

Recommended