Ora News - Analiza e Krasniqit për shkarkimin e kreut të KQZ-së: Rama po i "tregon dhëmbët' Bashës

  • 6 years ago
Politologu Afrim Krasniqi komenton në Ora News nismën e PS-së për shkarkimin e Klement Zgurit nga kreu i KQZ-së.

Në një intervistë për Ora Neës Krasniqi thotë se fakti që opozita nuk ka asnjë reagim tregon se është pjesë e dytë e marrëveshjes së 18 majit, që është pjesa e pa njohur për publikun.

Ndërsa socialistët po "tregojnë dhëmbët" në raport me opozitën për t'i thënë që marrëveshja është prishur, ose hajde të bëjmë një marrëveshje të re.

Afrim Krasniqi: "Rasti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kemi të bëjmë me një akt politik dhe lidhet me marrëveshjen e majit mes partive politike. Nga mënyra si PS po e trajton atë lë të kuptojë se kemi të bëjmë me një pjesë të dytë të marrëveshjes që nuk është e njohur nga publiku.

Fakti që opozita nuk ka reaguar do të thotë do të duhet të zbardhet marrëveshja për të kuptuar cilat kanë qenë detyrimet dhe angazhimet e palëve por më shumë sesa gjykim për kreun e KQZ, ky është një akt politik. Një përpjekje e PS-së për të treguar dhëmbët në raport me opozitën dhe për ti thënë që marrëveshja është prishur, ose hajde të bëjmë një marrëveshje të re.

Fakti që sot PS nuk ka futur në axhendën politike parlamentare rekomandimet e ODIHR dhe kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për përmirësimin e standardeve zgjedhore por provokon një krizë të re politike tregon që është më shumë një kalkulim i brendshëm. Një lloj lufte në komunikimin e munguar mes dy liderëve kryesorë politikë PD, e PS.

Është e çuditshme si opozita nuk ka ende asnjë qëndrim. Një opozitë që ka mbrojtur shumë gjëra të tjera më të vogla ndërsa në këtë rast po hesht. Siç është një opozitë e cila megjithëse ngriti komisionin parlamentar të reformës zgjedhore ende nuk kërkon që rekomandimet e OSBE/ ODIHR të prevalojnë mbi çdo axhendë tjetër, përfshi dhe çështjen e kreut të KQZ.

Ka dhe një debat ligjor se çfarë do të ndodhë me shkarkimin. Nëse do të ankimohet në Gjykatë Kushtetuese. Dhe nëse ankimohet kush do të mbajë përgjegjësi për akte të tilla. Baza mbi të cilën është nisur PS është shumë relative dhe nuk përbën argument ligjor.

Partitë nuk kanë përjashtuar asnjë nga individët të larguar nga dekriminalizimi

Afrim Krasniqi:Asnjë prej individëve që janë larguar në kuadër të dekriminalizimit nuk janë përjashtuar nga partitë politike. Do të thotë që imuniteti i tyre politik është më i lartë se ata kanë pasur. Përfitimet e tyre nga buxheti i shtetit, asetet publike dhe pushteti lokal e struktura të tjera është shumëfish më i madh sesa në momentin që kanë pasur imunitet parlamentar ose poste të tjera. I gjithë ky lloj debati që u bë në rastin e fundit tregon sjellje me dy standarde. Palë politike që përdorin dekriminalizimin kur kanë nevojë për të bërë politikepor të paafta për ta çuar deri në fund. Duhet që partitë të distancohen nga çdo rast, përfshi dhe rastin e Mallakastrës.

Recommended