Report TV - Aksidenti në Gramsh, vogëlushja tregon momentet e aksidentit

  • 6 years ago
Gramsh, Një aksident rrugor që për pak është kthyer në tragjedi është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor që lidh qytetin e Gramshit dhe fshatin Bërsik. Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30 vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash. Shkak i aksidentit mesa duket ka qenë djali 8-vjeçar i drejtuesit te mjetit, që ndodhej në prehrin e të atit dhe në një moment i ka lëvizur timonin. Kaq ka mjaftuar që mjeti të përfundojë poshtë rrugës, ndërsa personat që ndodheshin në të kanë mbetur të gjithë të plagosur rëndë. Report TV ka mundur të sigurojë dëshminë e një vajzë të mitur që ndodhet e shtuar dhe spitalin e Gramshit, e cila rrëfen se ka dalë nga dritarja, ndërsa kujton dhe faktin se shoferi kishte djalin e tij të mitur në prehër në momentin kur ndodhi aksidenti. Tetë të plagosurit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit të Gramshit.Policia e këtij qyteti është tejet e rezervuar për ngjarjen dhe refuzon të japë informacion.