Ora News – Rritja 2%, pensionistët: Të na e bënte një pulë të paktën, jo kofshë pule

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pensionistët do të kenë një rritje vetëm me 2% të pensioneve për vitin e ardhshëm.Buxheti i shtetit për 2018 nuk parashikon fonde për politikat e reja të pagave dhe pensioneve.Ndërkohë që rritje me 5 % do ketë vetëm për pagat e mësuesve dhe të mjekëve.

Pensionët gjatë viti të ardhshëm do të kenë një rritje vetëm me 2% ose 200 lekë.Qeveria nuk ka parashikuar fonde të veçanta për politikën e rritjes së pensioneve dhe të pagave.

Në këtë mënyrë për vitin e ardhshëm një pensionist që merr 100 mijë lekë do të marë 102 mijë lekë duke u bërë në këtë mënyrë vetëm një indeksim i cili është i detyrueshëm si rezultat i rritjes së çmimeve.

Vetë pensionistët e cilësojnë këtë rritje modeste ndërsa ankohen se shpenzimet janë shumë herë më të mëdha.

?Kur tha Pandeli Majko sa një kofshë pule do ta i rrisin?.

?Ai të na bënte një pulë të paktën, jo një kofshë pule. Një pulë ka lezet?.

?Ai do bëjë Rrugën e Arbrit, por të rrisë dhe pensionet?.

? Megjithatë më mirë pak se hiç fare. Megjithatë për kushtet e pensionistëve, ka mundësi të bëjë edhe më shumë?.

?Mundësia me dëshirën janjë larg me njëra-tjetrën, po të ecim kështu Shqipëria do të ketë vetëm të mira dhe pensionistët do të përmirësojnë gradualisht mirëqnien e tyre?.

? E mjaftueshme nuk është asnjëherë, gjithmonë njeriu kërkon më tepër, aq sa mundet?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rritja-2-pensionistet-te-na-e-bente-nje-pule-te-pakten-jo-kofshe-pule

Recommended