Ora News - Arapi sqaron spekulimet: S' kam kontakte me Partizanin, të ardhmes nuk i dihet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Renato Arapi ka sqaruar në një intervistë nga Turqia për Ora News spekulimet në lidhje me një transferim të tij tek Partizani. Mbrojtësi ka theksuar se nuk ka kontakte me drejtuesit e kuq, por gjithsesi të ardhmes nuk i dihet teksa ka thumbuar edhe trajnerin e përfaqësueses shqiptare duke u shprehur i zhgënjyer me faktin që nuk mori një ftesë.

Emri i Renato Arapi u përmend si në krye të listës së dëshirave të Partizanit, si një përforcim mjaft i rëndësishëm. Vetë lojtari në një prononcim për Ora News qartëson se nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e kuq, megjithëse thekson se gjithçka mbetet për tu parë dhe se tek demat është ndjerë mjaft mirë.

Renato Arapi: ?Unë nuk jam kontaktuar nga askush dhe besoj se është ende heret, mbetet pët tu parë. Për aq kohë sa qëndrova u përshtata mirë, u ambjentova, krijova respekt për klubin, tifozët dhe për të gjithë ata njerëz që ishin pjesë e Partizanit.?

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/arapi-sqaron-spekulimet-s-kam-kontakte-me-partizanin-te-ardhmes-nuk-i-dihet

Recommended