Ora News - Bashkia e Tiranës përzgjidhet në Konferencën e OKB-së si shembull për projektet mjedisore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, të organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Bonn të Gjermanisë. Rritja e financimeve në kuadër të përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale dhe promovimi i investimeve të gjelbra, ishin në fokusin e kësaj Konference, ku Tirana u përzgjodh si një shembull suksesi i bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe BERZH-it në financimin e projekteve miqësore me mjedisin dhe që ndikojnë në lehtësimin e problemeve klimaterike.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që puna e bërë në këto dy vite, por edhe vizioni i Bashkisë së Tiranës për të investuar në projektet miqësore me ambientin, e kanë bërë që të merret si një shembull suksesi edhe në takime të tilla kaq të rëndësishme.

?Jam shumë entuziast që Tirana është përzgjedhur nga BERZH-i si një histori suksesi për mënyrën se si ka transformuar administrimin e qytetit me një qasje më pozitive, më miqësore ndaj mjedisit, me korsi të dedikuara biçikletash. Jemi ende larg, megjithatë besoj se tashmë Tirana është një histori suksesi që meriton të vazhdojë në këtë drejtim?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/bashkia-e-tiranes-perzgjidhet-ne-konferencen-e-okb-se-si-shembull-projektet-mjedisore

Recommended