Ora News - Bisedimet Bushati-Kotzias, Burimet: Dakordësi mbi rinegocimin e marrëveshjes së detit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vlerësuar se bisedimet me homologun, Nikos Kotzias, për zgjidhjen e cështjeve të ndjeshme mes dy vendeve janë në rrugë të drejtë, e megjithatë, është treguar i rezervuar në një prononcim të shkurtër pas ditës së dytë të negociatave.

Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se palët kanë folur për të gjitha problematikat që konsiderohen të hapura dhe se përgjatë 48 orëve të fundit ka patur një punë voluminoze. Megjithatë, në qasjen e Bushatit, flitet për një dosje jo të lehtë për t'u trajtuar, e cila shtrihet në një periudhë kohore mbi 70-vjeçare.

I pyetur nga gazetarët nëse ka çështje konkrete që janë zgjidhur, Ministri i Jashtëm shqiptar preferoi të mbetej i rezervuar dhe i matur në deklaratat e tij, duke mos dhënë detaje. Ai shtoi se po punohet për firmosjen e një pakete e cila adreson problematikat më të ndjeshme.

Ndërkohë, burimet konfidenciale nga takimi bëjnë me dije se ka një dakordësi mbi rinegocimin e marrëveshjes së detit. Duke ju referuar këtij kanali komunikimi, mësohet se Greqia e ka pranuar se akordi i parë i arritur mes palëve shkel sovranitetin e Shqipërisë, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje mënyra se si do të veprohet në këtë aspekt.

Përparime besohet se ka edhe në përpjekjet për shfuqzimin e ligjit të luftës si dhe në kërkesën e Athinës mbi ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës me Italinë.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/bisedimet-bushati-kotzias-burimet-dakordesi-mbi-rinegocimin-e-marreveshjes-se-detit