Report TV - Prezantohet projekti i 'Rrugës së Arbrit', Rama: Premtim i mbajtur

  • 6 years ago
DIBER- Kryeministri Rama i cili është në Dibër, ku është prezantuar projekti i "Rrugës së Arbrit", është shprehur se kjo rrugë e cila ka qenë ëndrra e të gjithë dibranëve tashmë është një zotim i mbajtur. Gjithashtu Rama ka folur për rëndësinë që ky aks rrugor ka për të gjithë vendin dhe jo vetëm Dibrën.


"Vitin e ardhëm si e dini të gjithë është viti i Skënderbeut i cili do të fillojë që prej 28 nëntorit. Ky vit si e dini të gjithë i përket pak më shumë se të gjithëve Dibrës. Viti i Skënderbeut është edhe viti i Dibrës pasi 19 prej betejave të tij më të famshme janë bërë në Dibrën, këtë Dibër si dhe atë jashtë kufirit të jashtëm. Por edhe pse kanë kaluar pothuajse 6 shekuj nga koha e Skënderbeut, në këto vende mund të shkohet vetëm me kalë ashut si në kohën e Skënderbeut", tha kryeministri Rama.

Recommended