Vlorë,makina aksidenton çiklistin i lënduari jashtë rrezikut për jetën

  • 6 years ago
Vlorë- Një automjet mëngjesin e sotëm ka aksidentuar një person i cili udhëtonte me biçikletë. Mësohet se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Vlorë- Levan, pranë mbikalimit të Panajasë. Sipas informacioneve të para, mjeti tip "Hyndai" i cili drejtohej nga 23- vjeçari A.D ka humbur kontrollin dhe ka goditur 70- vjeçarin M.B i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Recommended