Report TV - Task Forca, goditja e kokave të krimit fillon nga bankat

  • 6 years ago
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet ambasadorit Donald Lu, kërkuan arrestimin e kokave të para të krimit në Shqipëri, duke vendosur si afat ultimativ, ditët dhe javët para të vitit 2018. Për shembjen e kështjellës së krimit dhe më pas të korrupsionit elitar në Shqipëri, amerikanët u kanë ofruar një ndihmë të shumëfishtë autoriteteve shqiptare, me investime logjistike, angazhim të dy agjentëve të FBI në hetime, shuma monetare, asistencë teknike, dhënie informacioni për rrjetet e trafikut të drogës etj. Ndërkaq, një ditë pas publikimit të strukturës së Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar, Shqiptarja.com sjell detaje mbi veprimtarinë e strukturës së re, për të cilën ndërkombëtarët kanë pritshmëri të mëdha.

Recommended