Report TV - Nis aksioni i ujit,Gjiknuri:Të parët do ndëshkohen punonjësit
  • 6 years ago
Ministri Damian Gjiknuri po flet për aksionin e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë, për ujin e pijshëm. Gjiknuri paralajmëroi penalizime për të gjithë shkelësit, teksa tha se faza e parë e operacionit do jetë reflektimi.
?Operacioni do ketë fazën e parë të reflektimit. Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë fazë për t?iu rikthyer ligjshmërisë. Objektivi i parë i operacionit do jetë respektimi i ligjit nga nëpunësit e shtetit. S?do ketë asnjë tolerim. Objektivi i dytë do jetë biznesi, s?do mbetet pa verifikim çdo abonent. Faza tjetër e operacionit është ajo e shtrëngimit, që nis vitin e ardhshëm dhe do shkojë derë më derë. Do ketë procedim penal, i pari do ndëshkohet punonjësi i ujësjellësit?, tha Gjiknuri.