Ora News - Bllokimi i doganave greke, Andoni: Sjellje jo normale, e lidhur me Himarën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jo vetëm qytetarët shqiptarë që e vuajtën në kurriz por edhe analisti Ben Andoni bllokimin për 14 orë me rradhë të pikave kufitare me Greqinë i sheh të lidhura me çështjen e Himarës.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Andoni tha se Greqia si vend i BE-së dhe anëtar i NATO-s duhet të jetë me mendjehapur sesa veprimet që ka bërë deri tani.
Andoni: Problemi gjithmonë ka dy fytyra, de juro gjithmonë pala greke gjen një justifikim i cili është bërë pak banal në këtë kohë, sa i përket sistemit nuk mund të bllokohet në kohën e kibernetikës për 14 orë. E dimë shumë mirë që mjeshtrat e IT për dy orë rregullojnë gjithçka. Jo më pikat doganore që janë pika të rëndësisë së kategorisë së parë. Dukshëm de facto është problemi i Himarës, që është problem i mbartur, që gjithmonë politika greke duke shfrytëzuar rëndësinë e veçantë që ka për Shqipërinë mundohet që me elementë dytësore si elementi i pikës doganore të vështirësojë atë marrëdhënie që është jetike për një pjesë të madhe të komunitetit shqiptar që jeton në Greqi apo vepron në Greqi.
Për hir të vërtetës është një sjellje jonormale ndaj Shqipërisë thjesht si fqinj gati të përjetshëm por dhe ndaj Maqedonisë së vogël që po bën hapa shumë të vështirë për integrimin e saj.Por po flasim për Shqipërinë, është një sjellje diçka asimetrike për Greqinë. E para është vend i BE dhe një nga vendet që në gadishullin tonë duhet të ndihmonte vendet fqinje për integrimin.Është në interesin e saj, është në interesin e të gjithëve.Por jemi dhe vende të NATO-s. Një shtet si Greqia me potencën e vet duhet të jetë më mendjehapur sesa veprimet që ka bërë deri tani.
Po pse ?Himara? është gjithmonë një çështje kaq e ndjeshme? Analisti Andoni sheh si domosdoshmëri të shtetit shqiptar zgjidhjen e çështjes së pronave në bregdet.
Andoni: E shikoj në dy aspekte, aspekti politik që Greqia gjithmonë do të ketë një lloj paterniteti mbi Shqipërinë.Ky paternitet zgjidhet gjithmonë nëse ka indikacione në Shqipërinë e Jugut.Një pjesë e sipërfaqes së saj në konceptet gjeografike greke llogaritet gjithmonë si Vorio Epiri.Për hir të së vërtetës, marrëdhëniet e politikës shqiptare, të dy partive tona kryesore, kanë qenë gjithmonë jo relevante me qëndrimet greke sepse në çdo moment për shkak të brishtësisë së shtetit shqiptar për shkak të një lloj vetëdije se në shtetin grek jeton një masë e madhe e njerëzve është munduar që gjithmonë të lëshojë përsa i përket egërsisë së faktorit grek. Por ka një element tjetër që për mendimin tim duhet të evidentohet dhe ky është problemi i pronësisë në Himarë. Është problem parësor dhe lidhet me regjistrimin themeltar të pronave të tyre.
Ka dështuar dy herë deri tani në 2004 dhe në 2013 për arsye se ka një kundërshti shumë të madhe të vetë ligjit 7501 me konfiguracionin e formacionit të tokës që gjendet në bregdet.Toka në bregdet sa i përket ligjit 7501 është vetëm në 15% e saj tokë e mirëfillitë bujqësore ndërsa pjesa tjetër janë vreshta, kullota e tj...