Rrezik për planin e doganave - Bllokimi i Petroliferas, miliona euro dëm për “Bankers” dhe shtetin

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bllokimi i përkohshëm i prodhimit të naftës nga Bankers Petroleum, per shkak te ndërprerjes së aktivitetit të terminalit të Petroliferas në Vlorë, ku po hetohet për ndotjen në Zvërnec, po i shkakton një dëm ne miliona euro kompanisë dhe ekonomisë shqiptare.
Bankers bën të ditur se ndërprerja e aktivitetit të Petrolifera po mban peng prodhimin e naftës te fushës naftëmbajtëse me te madhe vendit Patos-Marinza, qe është gjithashtu edhe burimi kryesor i të ardhurave të buxhetit te Shtetit shqiptar.
Prej një javë tashme Bankers Petroleum nuk po eksporton dot naftën bruto të prodhuar nga kjo fushë, si pasoje depot magazinuese janë te mbushura dhe kompania ndodhet në situatën ku nuk ka kapacitete te tjera magazinuese duke u detyruar te ndërpresë përkohësisht prodhimin.
Puset e prodhimit po ndalen njeri pas tjetrit dhe nëse kjo situate zgjatet mund të çojë në mbylljen e plotë të prodhimit të naftës. Nga ana tjetër, kompania paguan rreth 130 milionë dollarë taksa ne vit, ku afro 60 milion dollarë janë vetëm të ardhurat nga renta minerare qe paguhet ne dogane ne momentin e eksportit.
Gjate kësaj jave ku eksporti nuk është kryer shteti shqiptar po humbet shifra të mëdha duke rrezikuar kështu edhe realizimin e planit te doganave për këtë muaj. Të dhënat tregojnë se përgjatë 10 viteve aktivitet Bankers përllogaritet të ketë paguar 550 milionë dollarë taksa dhe të këtë investuar mbi 2 miliardë dollarë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/bllokimi-i-petroliferas-miliona-euro-dem-per-bankers-dhe-shtetin/

Recommended