Report TV - Bllokimi i Kakavijës, qytatarët: Policët grek na thanë që largoni nga qeveria Ramën

  • 6 years ago
Që prej mesnatës të djeshme asnjë person i cili nuk kishte një pasaportë greke ose një pasaportë të Bashkimit Europian, nuk ka mundur të kalojë kufirin në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të një problemi të palës greke.
Mësohet se në radhë kanë qendruar dhjetra makina, si dhe 5 autobusë. Pala greke pretendon se kanë qenë disa probleme me kontrollin e Shengen.

Bëhet e ditur se kjo situatë ka nisur në orën 00:00 dhe ka zgjatuar deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe është duke vazhduar akoma.

Gazetari i Report TV, i cili ka shkuar në pikën kufitare të Kakavijës për të ndjekur nga afër situatën raporton se burime pranë pikës doganore janë shprehur se situata do të vazhdojë e njëjtë deri orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, ndërkohë që radha e automjeteve që presin të kalojnë në tokën greke, është rreth tre kilometra.

Udhëtarët të cilët ndodhen në pikën kufitare kanë filluar të humbin durimin, ndërkohë që dy prej tyre janë transportuar me makina private drejt spitalit të Gjirokastrës për shkak të problemeve shëndetësore.

"Nuk e kuptojmë se çfarë është duke ndodhur. Këto janë lojra politike që u duhet dhënë fund. Nuk bëhet fjalë të kalojmë me pasaportë shqiptare, ne jemi me letra greke prej 25 vitesh", shprehen qytetarët.

Recommended