Video/ Basha sulmon Ramen: Je bere si taleban; Replikon Kryeministri: Çfare do PD ne Himare?
  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama për kultivimin dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Basha e krahasoi Shqipërinë me Afganistanin dhe Edi Ramën me talebanët.

?Historia njeh vetëm dy lloje regjimësh... Talebanët me heroinën në Afganistan dhe Edi Ramën me marijuanën në Shqipëri. Shqipëria dhe Afganistani janë sot dy furnizuesit me drogë për Europën. Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas e po ikën si taleban?, ka thënë Lulzim Basha.

Kryedemokrati deklaroi se ka dy vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj, por e vetmja konkurrencë dhe inovacion janë rrugët e perfeksionuara të trafikantëve për të kultivuar dhe trafikuar kanabis.

?Aty ku sundon krimi nuk ka as ligj. Kudo ku droga është lejuar si alternativë ekonomike ka pasuar shkatërrimin. Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria është edhe prodhuesi më i madh i drogës në Europë, edhe vendi më i varfër. Është i vetmi vend në botë që për dy vjet nuk ka asnjë investim të huaj. E vetmja ekonomi që ka sot vendi, është inovacioni i trafikantëve që kanë përsosur mjetet dhe mënyrat e trafikut dhe kultivimit të drogës?, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.

Pas fjalës së kryetarit të opozitës, Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën duke replikuar dhe duke i kërkuar përgjigje Bashës përse PD-ja doli në mbrojtje të minoritetit grek në Himarë për rilindjen urbane.

Kryeministri Edi Rama: Lulzim hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve çfarë donte PD dje në Himarë. Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë për projektin e rilindjes urbane. Eja jep përgjigje çfarë është Himara për ty. Hajde këtu tani si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE për gjoja shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Himarë?

The që në Shqipëri s?ka karota, por këtë e tregojnë shifrat e eksportit. Në Shiqpëri ka një lloj kastraveci që nuk eksportohet por kultivohet në llumin e politikës dhe medias me burim Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Recommended