Bashkia e Tiranës sqaron taksën e pronës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga janari i 2018 nuk do te ketë me takse te unifikuar te pronës. Banoret dhe biznesi do te paguajnë tarifa te diferencuara dhe ne varësi te vlerës se pronës. 0.05% te vlerës se shtëpisë, sipas çmimit te referencës, do te paguaje nje familje. Ndërsa per biznesin taksa është 0.15%. Numri dy i bashkisë Arbjan Mazniku tregon se taksa do te jete e ndryshme ne varësi te vlerës se pronës.



Tarifa e pronës aktualisht është e njëjte per te gjitha ndërtimet, pavarësisht zonës apo qytetit ku ato ndodhen. Tirana e vjel përmes faturës se ujit dhe nivelin e arkëtimit e ka ne masën 93%. Ndërkohe nje tjeter takse qe do te aplikohet do te jete ajo per ndërtimet e lena prej vitesh te papërfunduara.




Qeveria pritet te përcaktoje mënyrën dhe institucionin qe do te vjele taksen e pronës.
Recommended