Report TV - Vasili: Qeveria si grup kriminal kontrollohet nga narkotrafiku

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon qeverinë se funksionon si një grup kriminal. Akuzat e Vasilit erdhën pas braktisjes nga opozita të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, pasi u kërkua të diskutohej skandali i radarëve, të cilët sipas LSI kanë qenë në dorë të narkotrafikantëve.

"Qeveria funksionon tashmë si një grup kriminal. Pengesa e krijuar sot në komisionin e sigurisë për funksionimin e radarëve, që siç dihet ka qenë skandaloze që këto infrstrumente për sigurinë kombëtare të vendit, kanë qenë në kontroll të narkotrafikantëve. Kjo është një situatë e qartë kriminale që mbështtetet gjerësisht nga qeveria e cila çdo ditë të qëndrimit të saj në pushtet e sheh vetëm përmes lulëzimit të narkotrafikut.

Në funksion të kësaj situate, të ndarjes së tortës siç ndajnë trafikantët paratë, është edhe buxheti i shtetit për vitin 2018, i cili rezulton se është një situatë buxhetore që i ngjan ndarjes së të ardhurave të narkotrafikut. Flitet për 1.4 mld dollarë koncesione rrugësh në errësirë të plotë, pa transparencë".

Recommended